Friday, April 13, 2012

Designed Life @ Arch_House

FTESE

Të dashur të gjithë,
Jeni të ftuar sot, e Premte 13 Prill 2012 në Arch_House, në një mbrëmje argëtuese e cila vijon si më poshtë :

Në orën 21.00 - 22.00  E kemi quajtur " Designed Life " sepse do të ketë një ekspozitë me objekte industriale të dizenjuara nga designer të famshëm, do të jenë aty fizikisht, karrige, abazhure etj. Do të jetë si një përplasje e designit industrial kundrejt gjërave që janë bërë me dorë tek Arch_House. E gjithë kjo, e shqëruar nën tingujte e violinës, ku do të performojë Alba live :). Do të ketë verë, shoqëruar me brusketa.

Pas orës 22.00 White Sensation Party, ku ndriçimi enkas për këtë event si dhe veshja juaj e bardhe (dress code), shto ketu dhe muzikën më të mirë të luajtur nga Dj. Enis do të krijojnë një atmosferë elektrizuese. Sigurisht do të bëjmë dhe Treniiiin, traditë tashmë në Arch_ House.

Ndërkohë pas orës 24.00 Do të ketë edhe barbeque në zgarë në ambjentet jashtë Arch_Hous-it. Pjesën tjetër po ja u lëmë juve. Eja, frymëzohu, kërce :)


Adresa : Arch House , Kodra e Ben Mjaltit. Peze helmez, 8 km nga Kombinati Info Eventi : https://www.facebook.com/events/381741825191517/
Jeni të mirëpritur!

No comments:

Post a Comment