Friday, November 25, 2011

Turi "Diamanti i Kosoves"---------AGENDA

Turi- DIAMANTI i KOSOVES


DIAMANTI I KOSOVES

Universiteti POLIS vendosi qe aktivitetin e radhes t`ia dedikoje nje turi profesional 
ne Kosove.  Ne kete tur do te marrin pjese studente dhe profesore te U_POLIS,
 te cilet do te kryejne vizita dhe prezantime ne  pika startegjike per nga aspekti
 arkitektonik dhe urban. Kjo eshte nje tjeter nisme  e cila synon te njohe 
studentet me karakteristika te rajonit dhe gjithashtu te stimuloje frymen e 
bashkepunimit ndermjet U_POLIS dhe strukturave arsimore ne Kosove.
Bashkangjitur mund te gjeni axhenden :

DIAMANTI I KOSOVËS

Dita 1

E Shtunë 26.11.2011                  

7.00                        Nisja nga Tirana - Stadiumi Qemal Stafa

11.00- 13.00           Ndalesë në Prizren dhe eksplorimi i qytetit dhe zonës historike

13.00 -14.00           Drekë e shpejtë në qytet 

14.00-16.00             Udhëtim për në Prishtinë

16.00-17.00             Mbërritja dhe akomodimi në Prishtinë


17.00 – 23.00          Mbrëmja e lirë

Dita 2

E Diel 27.11.2011                        

8-9.30                    Mitrovicë – qytet i ndarë

9.30- 11                Peja - qytet në rrëzë të bjeshkës

11-12.30               Gjakova – qyteti otoman dhe modern

12.30 – 14             Dreka

14-15.30               Ferizaj – Qendra e qytetit

15.30 – 17.00        Gjilan – Qendra e qytetit
18.00                    Arritja në Prishtinë

20.00 – 01.00        Mbrëmje e lirë

Dita 3

E Hënë  28.11. 2011 - VIZITA NË PRISHTINË

9.30-11.00 Indi historik i zhvillimit urban shëtitje në zonën e vjetër të qytetit,

·         Tre xhamitë – Qarshi Xhamia- Xhamia e Sulltan Mehmetit, Xhamia e Sulltan Muratit Fatihut, Xhamia e Jashar Pashës
·         Muzeu Etnologjik - Shtëpia e Eminxhikut,
·         Muzeu i Kosovës

11.00 -14.00  Modernizmi në Kosovë - Shëtitje nëpër Bulevardin ‘Nënë Tereza’

·         Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës – ndërtesë e modernizmit rreth viteve 60- autor Juraj Neidhardt-bashkëpunëtor i Le-Corbusier.
·         Sheshi Adem Jashari (ish sheshi Vëllazërim-Bashkim)
·         Ndërtesa e Qeverisë – 1976, rikonstruktim 2005
·         Teatri kombëtar – arkitekt rus - vitet 50
·          Hotel Grand – 1978

12.00 -13.00 Drekë e shpejtë në qytet 

·         Shëtitje nëpër qendrën universitare dhe vizita e Bibliotekës Universitare, vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakovic

·         Shëtitje nepër ULPIANË, lagje e planifikuar në vitet 60 dhe e ndërtuar deri ne vitet 1980


14.00 - 16.00 Kufijtë e qytetit modern me qytetin e tranzicionit pas vitit 1999

·         Shëtitje nëpër lagjen Bregu i Diellit – e planifikuar në vitet 70-80
·         Shëtitje nëpër lagjen Dardania –Lagje e planifikuar në vitet 70
·         Lagja Kalabria- zhvillim informal vitet 80-90 dhe e planifikuar pas vitit 2005

16.00 -18.00 -     Relaksim - Pasditja në parkun Gërmia

18.00 – 20.00      Ligjëratë në Fakultetin e Ndërtimtarisë – Lektorë: Dr. Besnik Aliaj, Ark. Sotir  Dhamo, Ark. Endrit Marku.





1_ Dr. Besnik Aliaj_Balkanologji: Fenomene te reja te Arkitektures dhe Urbanistikes ne Rajon Perfiksi “Turbo” - (Kapitalizem, Kulture, Folk, Muzike, Urbanizem, Arkitekture, Dizajn….)

Permbajtja: Nje skanim vertikal i femomeneve te zhvillimeve te arkitektures dhe urbanistikes ne Ballkan sidomos ne Shqiperi dhe Kosove, gjate tranzicionit te dy dekadave te fundit, pas shembies se murit te Berlinit ne ditet tona…

2_Doc. Sotir Dhamo_Tirana midis endrres dhe realitetit. Cfare do te thote te jesh ne POLIS.

Permbajtja: Nje analize dhe shpjegim i detajuar i zhvillimit te qytetit te Tiranes qe nga themelimi i tij, e pare nga aspekti historik, social dhe fenomenologjik. Prezantimi permban dhe qasjen e U_POLIS ne lidhje me keto ceshtje.

3_Ark. Endrit Markuarkitektura SOT.

Permbajtja: Tashmë informacioni qarkullon me shpejtësinë e dritës, distancat zvoglohen çdo ditë dhe vetë kuptimi I kohës ka ndryshuar. Arkitektura që dikur i pergjigjej vetëmndryshimeve dhe revolucioneve epokale po kalon nëpër metaforzat e radhës. Përkufizimi i hershëm i saj si arti i të ndërtuarit nuk mjafton më. Evolucioni arkitektonik po vërshon në një rrjedhë globale, risish e mundësish të panumerta. Nderkaq rreziku për të humbur veten ne rutinën e kësaj vorbulle i kanoset përherë e më shumë.




20.00 – 01.00 Mbrëmje e lirë



Dita 4

E Martë 29.11.2011                     KTHIMI PËR NË TIRANË


10.00                     Nisja nga Prishtina për në Tiranë

NJOFTIM!