Turi- DIAMANTI i KOSOVES
DIAMANTI I KOSOVES
Universiteti POLIS vendosi qe aktivitetin e radhes t`ia dedikoje nje turi profesional
ne Kosove. Ne kete tur do te marrin pjese studente dhe profesore te U_POLIS,
te cilet do te kryejne vizita dhe prezantime ne pika startegjike per nga aspekti
arkitektonik dhe urban. Kjo eshte nje tjeter nisme e cila synon te njohe
studentet me karakteristika te rajonit dhe gjithashtu te stimuloje frymen e
bashkepunimit ndermjet U_POLIS dhe strukturave arsimore ne Kosove.
Bashkangjitur mund te gjeni axhenden :
DIAMANTI I KOSOVËS
Dita 1
E Shtunë 26.11.2011
7.00 Nisja nga Tirana - Stadiumi Qemal Stafa
11.00- 13.00 Ndalesë në Prizren dhe eksplorimi i qytetit dhe zonës historike
13.00 -14.00 Drekë e shpejtë në qytet
14.00-16.00 Udhëtim për në Prishtinë
16.00-17.00 Mbërritja dhe akomodimi në Prishtinë
17.00 – 23.00 Mbrëmja e lirë
Dita 2
E Diel 27.11.2011
8-9.30 Mitrovicë – qytet i ndarë
9.30- 11 Peja - qytet në rrëzë të bjeshkës
11-12.30 Gjakova – qyteti otoman dhe modern
12.30 – 14 Dreka
14-15.30 Ferizaj – Qendra e qytetit
15.30 – 17.00 Gjilan – Qendra e qytetit
18.00 Arritja në Prishtinë
20.00 – 01.00 Mbrëmje e lirë
Dita 3
E Hënë 28.11. 2011 - VIZITA NË PRISHTINË
9.30-11.00 Indi historik i zhvillimit urban shëtitje në zonën e vjetër të qytetit,
· Tre xhamitë – Qarshi Xhamia- Xhamia e Sulltan Mehmetit, Xhamia e Sulltan Muratit Fatihut, Xhamia e Jashar Pashës
· Muzeu Etnologjik - Shtëpia e Eminxhikut,
· Muzeu i Kosovës
11.00 -14.00 Modernizmi në Kosovë - Shëtitje nëpër Bulevardin ‘Nënë Tereza’
· Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës – ndërtesë e modernizmit rreth viteve 60- autor Juraj Neidhardt-bashkëpunëtor i Le-Corbusier.
· Sheshi Adem Jashari (ish sheshi Vëllazërim-Bashkim)
· Ndërtesa e Qeverisë – 1976, rikonstruktim 2005
· Teatri kombëtar – arkitekt rus - vitet 50
· Hotel Grand – 1978
12.00 -13.00 Drekë e shpejtë në qytet
· Shëtitje nëpër qendrën universitare dhe vizita e Bibliotekës Universitare, vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakovic
· Shëtitje nepër ULPIANË, lagje e planifikuar në vitet 60 dhe e ndërtuar deri ne vitet 1980
14.00 - 16.00 Kufijtë e qytetit modern me qytetin e tranzicionit pas vitit 1999
· Shëtitje nëpër lagjen Bregu i Diellit – e planifikuar në vitet 70-80
· Shëtitje nëpër lagjen Dardania –Lagje e planifikuar në vitet 70
· Lagja Kalabria- zhvillim informal vitet 80-90 dhe e planifikuar pas vitit 2005
16.00 -18.00 - Relaksim - Pasditja në parkun Gërmia
18.00 – 20.00 Ligjëratë në Fakultetin e Ndërtimtarisë – Lektorë: Dr. Besnik Aliaj, Ark. Sotir Dhamo, Ark. Endrit Marku.
1_ Dr. Besnik Aliaj_Balkanologji: Fenomene te reja te Arkitektures dhe Urbanistikes ne Rajon Perfiksi “Turbo” - (Kapitalizem, Kulture, Folk, Muzike, Urbanizem, Arkitekture, Dizajn….)
Permbajtja: Nje skanim vertikal i femomeneve te zhvillimeve te arkitektures dhe urbanistikes ne Ballkan sidomos ne Shqiperi dhe Kosove, gjate tranzicionit te dy dekadave te fundit, pas shembies se murit te Berlinit ne ditet tona…
2_Doc. Sotir Dhamo_Tirana midis endrres dhe realitetit. Cfare do te thote te jesh ne POLIS.
Permbajtja: Nje analize dhe shpjegim i detajuar i zhvillimit te qytetit te Tiranes qe nga themelimi i tij, e pare nga aspekti historik, social dhe fenomenologjik. Prezantimi permban dhe qasjen e U_POLIS ne lidhje me keto ceshtje.
3_Ark. Endrit Marku_ arkitektura SOT.
Permbajtja: Tashmë informacioni qarkullon me shpejtësinë e dritës, distancat zvoglohen çdo ditë dhe vetë kuptimi I kohës ka ndryshuar. Arkitektura që dikur i pergjigjej vetëmndryshimeve dhe revolucioneve epokale po kalon nëpër metaforzat e radhës. Përkufizimi i hershëm i saj si arti i të ndërtuarit nuk mjafton më. Evolucioni arkitektonik po vërshon në një rrjedhë globale, risish e mundësish të panumerta. Nderkaq rreziku për të humbur veten ne rutinën e kësaj vorbulle i kanoset përherë e më shumë.
20.00 – 01.00 Mbrëmje e lirë
Dita 4
E Martë 29.11.2011 KTHIMI PËR NË TIRANË
10.00 Nisja nga Prishtina për në Tiranë
No comments:
Post a Comment