Thursday, March 1, 2012

Paper Wings

Te dashur Kolege dhe Studente,

Kompania Red Bull ne rang mbare boteror, perfshire dhe Shqiperine, organizon per studentet kampionatin Red Bull Paper Wings (Kampionati i Aeroplaneve prej Letre). Ne kete aktivitet jane te ftuar te marrin pjese te gjithe studentet e interesuar dhe zhvillohet ne 7 etapa, nga te cilat do te perzgjidhen aeroplanet e letres te dizenjuara me mire e qe fluturojne me gjate. Ne 31 Mars 2012 organizohet finalja kombetare nga ku tri fituesit e dale do te perfaqesojne Shqiperine ne kampionatin qe do te zhvillohet ne Austri.

Ne ju inkurajojme te merrni pjese dhe te na perfaqsoni fuqishem pasi jeni jo vetem plot ide e fantazi, por mos harroni jeni pjese e nje shkolle ku ushtrime e detyra te kesaj natyre jane mese normale.

Informacion me te detajuar mbi kete aktivitet do te gjeni ne faqen zyrtare te Red bull www.redbullpaperwings.com, facebook, blog si dhe ne posterin e ngjitur ne kendin e njoftimeve.







No comments:

Post a Comment