Monday, November 19, 2012

Kursi i Gjuhes Angleze


Ju rikujtojme se kursi i “Gjuhes Angleze” organizuar nga U_POLIS per t’iu ardhur ne ndihme te gjithe studenteve te programeve Master do te filloj diten e premte 23 Nentor 2012 ora 12.00-13:00.
Ju lutemi, te gjithe te interesuarit te konfirmojne prezencen.

Gjithe te mirat!

Thursday, November 1, 2012

CALL FOR APLICATION Deadline/Afati: 09.11.2012, ora 17.00


Njoftim mbi Studimet Pasuniversitare ne Universitetin POLIS,

1.    Tashme prej 2 vitesh Qeveria Holandeze ofron një cikël prej 5 trajnimesh mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të organizuar nga Universiteti POLIS dhe Universiteti i Erasmus në Hollandë, si dhe instituteve kërkimore respektive IHS-Roterdam dhe Co-PLAN, me mbështetjen e programit MATRA të miratuar nga Qeveria Hollandeze dhe ajo Shqiptare. Programi MATRA është në prag të fillimit të raundit të tretë të trajnimeve. Pese kurset MATRA  ofrohen falas dhe në fund pjesëmarrësit pajisen më një çertifikatë profesionale pjesëmarrje të bashkënënshkruar nga U_POLIS dhe IHS/Erasmus, e regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me Nr.000607.

2.    Për personat e interesuar për të thelluar më tej kualifikimin profesional ose shkencor në këtë fushë, U_POLIS ofron mundësinë e transferimit të 15 krediteve të përftuara nga Programi MATRA, në programin e studimit Master Profesional,  qe zhvillohet nga Universitetet POLIS dhe ERASMUS. Programi master profesional eshte nje diplome përbashkët, bashkënënshkruar nga të dy Universitetet dhe të njohur në të dy shtetet (Shqiperi dhe Holande). Studentët më cilësorë dhe që plotësojnë kushtet e përzgjedhjes mund të ndjekin 15 ECTS shtesë pranë në IHS ne Rotterdam dhe të pajisen me një diplomë Master i Shkencave në Hollandë nga Universiteti Erasmus, Roterdam Hollande.
Programi Master Profesional ne fjale ofron 6 alternativa perzgjdhje per specializimin ne fushen e Arkitektures/Dizajnit ose Planifkimit/Menaxhimit Urban. Ai përmban 72-90 kredite ECTS dhe zhvillohet me formatin pa shkëputje nga puna (pra mësimi zhvillohet në fundjavë me frekuencën 2 fundjava në muaj), dhe me tarifa shtetërore.

3.    Kete vit per here te pare ne Shqiperi, Universiteti POLIS ne bashkëpunim me Institutin e Monumenteve te Kultures dhe UNESCO ofron mundesi specializimi ne fushen e Restaurimit dhe Konservimit te Trashegimise Kulturore nepermjet nje programi Master Shkencor ne Arkitekture, 12o kredite ECTS. Në kuadrin me afatgjatë pas mbarimit te ketij programi U_POLIS mundëson për kapacitetet më cilësore kualifikim të mëtejshëm shkencor në Programin e Doktoraturës ofruar në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës Itali dhe Universitetin Teknik të Vienës.


Besojmë se programet e mesiperme përbëjne një mundësi të shkëlqyer për ngritjen e kapaciteteve jo vetem ne fushen e Arkitektures dhe Planifkimit Urban, dhe te disiplinave te tjera qe nderveprojne me to: si inxhinjeri ndertimi, studime mjedisore, shkenca politike, sociale dhe ekonomike, etj. Duke shpresuar që dhe ju e gjeni të vlefshme një njoftim të tillë, do tju ftonim te aplikoni sa me pare, te beheni pjesë e programeve tona, ose te njoftoni rrethin tuaj shoqeror per kete mundesi brenda dates 09 Nentor 2012, ora 17.00


Ne se deshironi informacion shtese ose vetem programet falas MATRA ju lutem kontaktoni:


Email : elvan_dajko@universitetipolis.edu.al dhe tel. 00355694061948
Email : mireda_thana@universitetipolis.edu.al  dhe tel. 00355694061339


Ju mirëpresim!