Njoftim mbi Studimet Pasuniversitare ne Universitetin
POLIS,
1.
Tashme prej 2 vitesh Qeveria
Holandeze ofron një cikël prej 5 trajnimesh mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të
organizuar nga Universiteti POLIS dhe Universiteti i Erasmus në
Hollandë, si dhe instituteve kërkimore respektive IHS-Roterdam dhe Co-PLAN,
me mbështetjen e programit MATRA të miratuar nga Qeveria Hollandeze dhe ajo
Shqiptare. Programi MATRA është në prag të fillimit të raundit të tretë të
trajnimeve. Pese kurset MATRA ofrohen falas dhe në fund pjesëmarrësit
pajisen më një çertifikatë profesionale pjesëmarrje të bashkënënshkruar nga
U_POLIS dhe IHS/Erasmus, e regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit
dhe Shkencës me Nr.000607.
2.
Për personat e
interesuar për të thelluar më tej kualifikimin profesional ose shkencor në këtë
fushë, U_POLIS ofron mundësinë e transferimit të 15 krediteve të përftuara nga
Programi MATRA, në programin e studimit Master Profesional, qe zhvillohet
nga Universitetet POLIS dhe ERASMUS. Programi master profesional eshte nje diplome
përbashkët, bashkënënshkruar nga të dy Universitetet dhe të njohur në të dy
shtetet (Shqiperi dhe Holande). Studentët më cilësorë dhe që plotësojnë kushtet
e përzgjedhjes mund të ndjekin 15 ECTS shtesë pranë në IHS ne Rotterdam dhe të
pajisen me një diplomë Master i Shkencave në Hollandë nga Universiteti Erasmus,
Roterdam Hollande.
Programi Master
Profesional ne fjale ofron 6 alternativa perzgjdhje per specializimin ne fushen
e Arkitektures/Dizajnit ose Planifkimit/Menaxhimit Urban. Ai përmban 72-90 kredite
ECTS dhe zhvillohet me formatin pa shkëputje nga puna (pra mësimi zhvillohet në
fundjavë me frekuencën 2 fundjava në muaj), dhe me tarifa shtetërore.
3.
Kete vit per here te
pare ne Shqiperi, Universiteti POLIS ne bashkëpunim me Institutin e Monumenteve
te Kultures dhe UNESCO ofron mundesi specializimi ne fushen e Restaurimit
dhe Konservimit te Trashegimise Kulturore nepermjet nje programi Master
Shkencor ne Arkitekture, 12o kredite ECTS. Në kuadrin me afatgjatë pas
mbarimit te ketij programi U_POLIS mundëson për kapacitetet më cilësore
kualifikim të mëtejshëm shkencor në Programin e Doktoraturës ofruar në
bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës Itali dhe Universitetin
Teknik të Vienës.
Besojmë se programet e mesiperme përbëjne një mundësi të
shkëlqyer për ngritjen e kapaciteteve jo vetem ne fushen e Arkitektures dhe
Planifkimit Urban, dhe te disiplinave te tjera qe nderveprojne me to: si
inxhinjeri ndertimi, studime mjedisore, shkenca politike, sociale dhe
ekonomike, etj. Duke shpresuar që dhe ju e gjeni të vlefshme një njoftim të
tillë, do tju ftonim te aplikoni sa me pare, te beheni pjesë e programeve tona,
ose te njoftoni rrethin tuaj shoqeror per kete mundesi brenda dates 09 Nentor
2012, ora 17.00
Ne se deshironi informacion shtese ose vetem
programet falas MATRA ju lutem kontaktoni:
Ju mirëpresim!